Kjo rrugë pritet të bllokohet më 25 gusht në Prishtinë

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 18:26
Kjo rrugë pritet të bllokohet më 25 gusht në Prishtinë

Më 25 gusht të këtij viti rrugën ”Edit Durham”, përball “Kino Armata”, do ta mbyllë komuna e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo për shkak se Ambasada Gjermane do ta shënojë një aktivitet me qëllim shënimin e Ditës së Ukrainës.

”Ju njoftojmë që me datë 25 Gusht 2023, do të mbyllet rruga “Edit Durham”, përballë “Kino Armata” me qëllim të shënimit të Ditës Kombëtare të Ukrainës, aktivitet i organizuar nga Ambasada Gjermane”, thuhet në njoftim e Komunës së Prishtinës.

Që nga 24 shkurti i vitit 2022, Rusia ka nisur përpjekjen për ta pushtuar Ukrainën, por ka hasur në rezistencë të Ukrainës.

(Kosova Sot Online)