Arifi godet Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 21:05
Arifi godet Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin

Luftën politike me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin si dhe këshilltaren e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinanin, po e vazhdon kryetari i Komuës së Preshevës, Shqiprim Arifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Arifi nuk ka hezituar qe të etiketojë Kamberin me “deputet i Vuçiqit”.

”Kamberi deputet i Vuçiqit! A i besojnë shqiptarët më këtij?”, ka shkruar Arifi teksa postoi edhe një video.

Në atë video shihet Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani duke u përshendetur me presidenitn serb, Aleksandër Vuçiq.

Në Preshevë ka luftë të ashpër politike që shpesh kalon edhe në etiketime të rënda.

(Kosova Sot Online)