Osmani: Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 21:08
Osmani: Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet

Për dorëheqje e tre policëve serbë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se këto presione pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit.

”Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”.

“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një  më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Për këto dorëheqje i shqetësuar është shprehur edhe shefi i EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Po ashtu edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reguar duke thënë se një shtet multi-etnik duhet ta ketë edhe policinë e tillë.

Disa serbë vullnetarisht u bën pjesë e institucionit të Policisë, por ata morën kundërshtime nga eksponentët e dhunshëm në Veri. 

(Kosova Sot Online)