Driton Selmanaj iu 'kapet' Kurtit: Nuk po flasim për Korenë e Veriut por për Kosovën tonë

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 21:40
Driton Selmanaj iu 'kapet' Kurtit: Nuk po flasim për Korenë e Veriut por për Kosovën tonë

Sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e Bashkimit Evropian, ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai kritikoi kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin.

”Nuk po flasim për Korenë e Veriut,Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën apo Kubën, fatkeqësisht po flasim për shtetin tonë, për Kosovën tonë, për projektin e mbështetur fuqishëm nga aleanca euro-atlantike”.

”Regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës. Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje. Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim”, ka shkruar Selmanaj, të enjten.

Ndëshkimet e BE-së ndaj Kosovës erdhën si rezultat i siuatës në Veriun e Kosovës, ku BE-ja e bënte përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për dërgimin e kryetarëve në objektet komunale në Veri.

Pas kësaj, Kosova ka arritur një marrëveshje me BE-në në Bratislavë, por ndëshkimet nuk janë larguar akoma. 

(Kosova Sot Online)