Basha: Ndërkombëtarët po na shesin përralla

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 22:22
Basha: Ndërkombëtarët po na shesin përralla

Disa ambasadorëve në Kosovë dhe shefit të EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, që është shprehur i shqetësuar për dorëheqjet e tre policëve serbë,  iu ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por Basha thotë se këta ndërkombëtarë “po na shesin përralla”, duke thënë se nëse do të ishin të shqetësuar do të vendosnin masa ndaj Serbisë e jo Kosovës.

“Shefi i EULEX-it dhe plotë ambasadorë paskan reagu duke thanë që jemi duke i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar”.

”Po na shitni përralla për besë, sepse me qenë vërtetë të shqetësum i kishi vë masa Serbisë, e jo Kosovës”, ka shkruar Basha në Facebook.

Për dorëheqjen e policëve serbë, të enjten ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani e cila tha se “është rezultat i kërcënimeve të tyre nga Serbia”. 

(Kosova Sot Online)