Katër orë pritje për të dalë nga pikë-kalimi Merdar

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 08:37
 Katër orë pritje për të dalë nga pikë-kalimi Merdar

Në vendkalimin kufitar Merdar, po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata, ku  bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare, transmeton "Kosova Sot Online".

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin e orës 07:56 bën të ditur se përveç në Merdare, edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 1 orë e 40 minuta.

Ndërsa, në Mutivodë bashkatdhetarët po presin deri në 15 minuta për ta lëshuar Kosovën.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona.

(Kosova Sot Online)