Arrestimet mbi dyshimet për dallavere me rezervat, Kurti: Deklarohemi sot gjatë ditës

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 11:42
Arrestimet mbi dyshimet për dallavere me rezervat, Kurti: Deklarohemi sot gjatë ditës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar shkurtimisht për aksionin e ndodhur sot, ku janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Ridvan Muharremi i “Bukë e Zemër”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se për zhvillimet e sotme do të flasin sot gjatë ditës.

“Për cështjet e tjera jashtë efiçiencës deklarohemi gjatë ditës sot”, ka thënë Kurti.

Dy zyrtarët e MTI dhe Ridvan Muharremi janë arrestuar mbi dyshimet dallavere me rezervat e shtetit.

(Kosova Sot Online)