Inspeksioni në Prishtinë me aksion kundër taksive ilegal

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 12:34
Inspeksioni në Prishtinë me aksion kundër taksive ilegal

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, njofton se po zhvillohet një aksion në pika të shumta të kryeqytetit për parandalimin e taksive ilegal dhe qarkullimit të autobusëve ndërurban brenda Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon aksionet në pika të shumta në kryeqytet me qëllim të parandalimit të taxive ilegal dhe qarkullimit të autobusëve ndërurban brenda kryeqytetit”, ka njoftuar drejtori Dushi.

(Kosova Sot Online)