Karikatura e ditës në Serbi: Këngëtarja e njohur serbe, i jep Vuçiqit gji

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 13:32
Karikatura e ditës në Serbi: Këngëtarja e njohur serbe, i jep Vuçiqit gji

Gazeta serbe Danas, sot në ballinën kruesore ka vendosur një karikaturë komike.

Aty shihet këngëtarja e njohur serbe Jena Karleusha duke i dhënë gji presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Krejt kjo pasi Telekomi serb (operatori shtetëror) ka sponsorizuar albumin e saj.

Kompania Telekom Srbija sponsorizoi albumin e ri të Jelena Karleushës dhe pretendohet se këngëtarja do të marrë një milion e gjysmë euro nga kompania shtetërore për të dhe disa projekte të tjera.

Ndërsa deputeti i Partisë Popullore Gjorgje Stankoviq i prezantoi informacionet në Kuvend, Karleusha është vetëm një nga seria e yjeve të estradës që marrin sponsorizim në këmbim të lavdërimit të regjimit të Aleksandër Vuçiqit dhe për këtë besnikëri paguajnë të gjithë qytetarët e Serbisë.

Kohët e fundit, Karleusha ka qëndruar qartë në anën e partisë në pushtet, kur ka lavdëruar arritjet e presidentit Vuçiq në emisionet televizive kombëtare, ka kritikuar protestat kundër dhunës dhe ka hyrë në konflikt me aktorët që kanë mbështetur protestat në fjalë. Në këmbim, pretendon Stanković, ajo është paguar 450,000 euro për regjistrimin e albumit.

(Kosova Sot Online)