Osmani: BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 13:44
Osmani: BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se deri më tani në bazë të informatave të fundit kanë dhënë dorëheqje shtatë zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se frikësimi dhe shantazhimi i këtyre policëve vjen nga Serbia.

Osmani kërkon nga BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuciqit për shkeljen e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve, janë informata të konfirmuara, frikësimi dhe shantazhimi i tyre vjen nga Serbia, pra burimin e kanë në Serbi, ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon nëpërmjet institucioneve ilegale dhe kriminale në Kosovë tu bëjë presion qytetarëve serbë që janë pro-integrimit, shfrytëzimit të të drejtave që u ofron dhe Kushtetuta dhe Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Osmani.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit, që kanë parapararë që një numër i policëve të jetë prej komunitetit varësisht prej kompozicionit etnik pres nga BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuciqit për shkeljen e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, presioni ndaj policëve serbë vjen nga Serbia dhe strukturat e saj, prandaj presim që dënimi i këtyre akteve të jetë me dënimin e autorëve, autori është në Beograd”, ka vijuar ajo.

(Kosova Sot Online)