Abbott i shqetësuar me dorëheqjet e policëve serbë

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 15:41
Abbott i shqetësuar me dorëheqjet e policëve serbë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se ndan shqetësimin për dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai thotë që është në interes të komunitetit që policia serbe e Kosovës të vazhdojë të punojë në veri të Kosovës.

Tutje, ai ka shkruar se është jetike që Policia e Kosovës të përfaqësojë komunitetin aty ku kryen detyrën.

“Unë ndaj shqetësimin se një numër i policëve serbë të Kosovës të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Është në interes të komunitetit që policia serbe e Kosovës të vazhdojë të punojë në veri të Kosovës dhe ta bëjë këtë pa frikësime të brendshme apo të jashtme. Është jetike që Policia e Kosovës të përfaqësojë komunitetet aty ku policon [kryen detyrën] dhe i mirëpres përpjekjet e qeverisë që ta bëjë të mundur këtë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)