LDK: Kërkojmë arrestimin e ministres Hajdari pasi dorëheqja nuk mjafton

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 16:12
LDK: Kërkojmë arrestimin e ministres Hajdari pasi dorëheqja nuk mjafton

Pas bastisjeve të sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës në një postim në faqen zyrtare të partisë ka kërkuar arrestimin e ministres Rozeta Hajdari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës,
- Inkurajon organet e rendit dhe zbatimit të ligjit të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të pavarur në këtë rast dhe në të gjitha rastet tjera me elemente korruptive dhe kriminale;
- Të gjitha faktet e publikuara deri tani, na bëjnë të besojmë që në aferën e rezervave shtetërore, kemi përfshirje të niveleve më të larta politike të kësaj Qeverie, prandaj hetimi duhet të përfshijë këto nivele;
- Kërkojmë arrestimin e Ministres Hajdari; pas zhvillimeve të sotme, dorëheqja nuk mjafton;
- I bëjmë thirrje pushtetit që të mos i pengoj hetimet;
- Me fillimin e sesionit të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç e kemi paralajmëruar, LDK do të kërkoj themelimin e Komisionit Hetirmor për këtë aferë, për të adresuar qartë të gjithë përgjegjësinë politike të niveleve më të larta të pushtetit në këtë aferë milionëshe, me paratë tona. — Ka theksuar sot Berat Rukiqi gjatë konferencës së LDK-së pas arrestimeve të fundit lidhur me aferën me rezervat shtetërore.

(Kosova Sot Online)