Hajdari: Sot kemi diskutuar për arritjet e Qeverisë Kurti

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 18:53
Hajdari: Sot kemi diskutuar për arritjet e Qeverisë Kurti

Mbledhja e Qeverisë nuk është thirrur për shkak të zhvillimeve të fundit në këtë ministri, ka deklaruar ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hajdari tha mbledhja ishte thirrur para se të ndodhnin arrestimet në MINT.

“Kjo bastisja që ka ndodhur sot jemi njoftuar sot, ndërsa mbledhja e Qeverisë është thirrur dy-tri ditë më herët. Kemi pasur një drekë punë te gjithë së bashku. E kam konfirmuar jo më larg se dje. E kam zgjedhur edhe ushqimin që do ta marr në këtë drektë të zgjedhjes së qeverisë. Kemi diskutuar për arritjet e Qeverisë për vitin 2023, planet tre mujore gjashtë mujore, dhe I kemi diskutuar të gjitha masat dhe treguesit për deri ku kemi pasur sukses. Unë mbërriva pak me vonesë, por arrita ta kuptojë”, ka thënë ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për media. 

(Kosova Sot Online)