Hajdari ia bën 8 me 2 Bajçinovcit, ja çfarë i thotë

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 19:12
Hajdari ia bën 8 me 2 Bajçinovcit, ja çfarë i thotë

Mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, që të mos bëjnë lidhje me partitë politike pas arrestimeve të fundit në këtë ministri,  u ka bërë thirrje ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo deklaratë e Hajdarit erdhi pasi deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci tha sot se njëri nga të arrestuar është i LDK-së e tjetri i PDK-së.

“Bashkëpartiakët e mirë ndoshta kanë mungesë të informacionit. Aktivistë të tillë të LVV-së i lus të gjithë që të mos të aludojnë në emërtime të ndryshme qoftë partiake apo emërtime të tjera, sepse unë si ministre e MINT, ministre e VV-së, nuk kam ardhur për të shikuar në nivel partiak të punojë, por kam ardhur në nivel të zbatimit të ligjit , të Kushtetutes dhe asnjëherë unë nuk e di për këta zyrtarë se kush në cilën parti beson, sepse është e drejtë e tyre të besojnë në parti të ndryshme. Nuk është e drejtë që të gjykohen publikisht derisa sot po mbahen për 48 orë të zbardhur një realitet”, ka thënë ajo. 


(Kosova Sot Online)