Hajdari: Nuk pres që polici në hetime të më pyes se ku është gruri

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 19:30
Hajdari: Nuk pres që polici në hetime të më pyes se ku është gruri

Minsitrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është pyetur sot në konferencë për media për hetimet që ka nisur Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për parregullësi me blerjen e rezervave shtetërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Minsitrja Hajdari ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë për çdo hetim, por thotë se hetimet duhet të bëhen sipas ligjeve në fuqi.

Hajdari thotë se nëse është një dokument sekret kur vendndodhja e një malli nuk duhet të dihet, atëherë thotë se nuk pret që një polic ta pyet se ku është vendnodhja e grurit, meqë sipas saj në shtete perëndimore lokacioni mbahet sekret dhe askush s’guxon të flasë për lokacion, raporton Express.

“Unë ofroj bashkëpunim të plotë për cdo hetim. Për cdo hetim, kërkoj të jetë sipas ligjeve në fuqi.Nëse është një document sekret, se vendondodhja nuk duhet të dihet, unë nuk pres që një polic të kërkojë se ku është vendodhja e grurit. Sepse në shumë shtete të jashtme, rezerva shtetërore shkon në lokacione nëntokësore dhe askush nuk guxon të përmend për rezervën shtetërore. Sepse po e cënon shtyllën më të brishtë të Kosovës dhe mbiejtesën e popullatës në kohë krize dhe nuk po e kupton se sa e rëndësishme është ndjeshmëria, brishtësia e rezerëves shtetërore”, ka thënë ministrja Hajdari në konferencë për media.

Ajo në këtë konferecnë e ka pranuar se për porosinë e vitit 2022 për rezervë shtetërore kanë paguar avans për shkak të rrethanave të krijuara, dhe ka konfirmuar se nga totali i porosisë për vitin 2022, 3% është vonuar.

Ministjra Hajdari ka thënë se për këtë , në qershor 2023 kanë njoftuar avokaturën shtetëtore dhe kanë iniciuar procedurë gjyqsore.

(Kosova Sot Online)