KRU del me njoftim: Uji është i pijshëm por prapë keni kujdes

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 19:39
KRU del me njoftim: Uji është i pijshëm por prapë keni kujdes

Në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të Përgjithshëm të konsumatorëve/popullatës, referuar rekomandimeve publike nga Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbi raportet për rastet e para të paraqitjes së Meningjitit në Kosovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ka ngritur shkallën e kontrollit dhe gatishmërisë në të gjitha burimet dhe sistemet e furnizimit në zonën e mbulueshmërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu kanë lajmëruar nga faqja e kësaj kompanie, në Facebook.

“Në këtë kuadër, me Vendim të kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë ing. Dri Cena, ka udhëzuar të gjithë Menaxherët e zonës së mbulueshmërisë, laboratorin e kimisë dhe dikasteret përkatëse të kompanisë për ngritje të shkallës së kontrollit dhe mobiltetit në të gjitha burimet dhe sistemin furnizues të zonës.

Konstatohet, se deri më tash, në tërë zonën tonë të shërbimit, komunat, Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik, është brenda normave të duhura i klorinuar dhe i sigurt për konsum” thuhet në njoftim.

Po ashtu, u tha referuar praktikave shkencoro-mjekësore, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkaktarë i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale, ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.

Në  këtë kuadër, KRU ‘Hidrodrini’ derisa deklaron se uji, që nga burimet e deri tek sistemi furnizues është i pijshëm, APLEON për kujdes e kontroll në qasjen qytetare ndaj pishinave dhe vendeve të freskimit.

(Kosova Sot Online)