Ja sa persona arrestoi policia për 10 ditë

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 21:00
Ja sa persona arrestoi policia për 10 ditë

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë realizimit të Urdhrit Operativ “Goditja” gjatë këtyre dhjetë ditëve janë arrestuar 122 persona prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Po ashu policia bëri të ditur se janë realizuar 4402 Pika Kontrolli për Automjete, 1314 prej tyre me radarë dhe alkool-test, janë kontrolluar 25323 vetuar, janë kontrolluar 353 lokale.

Policia paralajmëroi se edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij.

Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga data 8 gusht ka filluar së zbatuari një plan operativ i cili do të shtrihet në tërë vendin, bëhet e ditur në komunikatën për media.

(Kosova Sot Online)