Një punëtori mobiliesh në Prizren përfshihet nga zjarri

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 10:29
Një punëtori mobiliesh në Prizren përfshihet nga zjarri

Një punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri dje në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”

Pronari i kësaj mobilerie i ka thënë policisë se një objekt i tij që shërbente si punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri.

Sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak te problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e dëmit është e konsiderueshme, thotë policia.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)