Obiliq: Burri ja merr gruas dokumentet e vizën dhe largohet me veturë në Gjermani

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 10:56
 Obiliq: Burri ja merr gruas dokumentet e vizën dhe largohet me veturë në Gjermani

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, i njëjti i ka marrë çantën dhe se është larguar me veturë në drejtim të Gjermanisë, raporton “Kosova Sot Online”.

Ankuesja, zyrtarëve policorë iu ka thënë se në çantën e saj ka pasur dokumentet personale si dhe vizën gjermane.

Rasti ka ndodhur në Obiliq.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Obiliq 17.08.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin –të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti i ka marrë çantën me dokumente personale dhe vize gjermane dhe është larguar me veturë në drejtim të Gjermanisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

(Kosova Sot Online)