Aliu: Siguria në trafikun rrugor vazhdon të jetë një nga çështjet më problematike në Kosovë

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 11:40
Aliu: Siguria në trafikun rrugor vazhdon të jetë një nga çështjet më problematike në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu, ka thënë se siguria në Trafikun Rrugor vazhdon të jetë një nga çështjet më problematike në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aliu ka shkruar se që nga viti 2017, rreth 37% e territorit të Republikës së Kosovës ka qenë e pambuluar me kontrata të sinjalizimit vertikal e horizontal.

Ministri Aliu ka thënë se me shtatë kontrata aktive, do të mbulojmë tërë territorin e Kosovës, me sinjalizim vertikal, horizontal dhe pajisje tjera të sigurisë rrugore, duke punuar kështu çdo ditë për përmirësimin e sinjalistikës në dobi të të gjithë qytetarëve.

(Kosova Sot Online)