Izolimi i shtëpisë – Ftohen qytetarët që të përfitojnë nga subvencionimi, edhe pak ditë kanë mbetur

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 14:50
Izolimi i shtëpisë –  Ftohen qytetarët që të përfitojnë nga subvencionimi, edhe pak ditë kanë mbetur

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton qytetarët e Kosovës se buxheti prej 10 milionë euro, i destinuar për projektin “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, është drejt përfundimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky fond lut të gjithë të interesuarit për të përfituar nga subvencionimi prej 45% (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro, të shfrytëzojnë edhe pak ditë të mbetura deri në përmbyllje.

“Ju rikujtojmë se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës të arritjes së tyre dhe tashmë janë dorëzuar edhe letrat e para të para-aprovimit. Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument, duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike (Thirrja Publike) deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)