Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për rezervat shtetërore

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 15:40
Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për rezervat shtetërore

Gjykata e Prishtinës ka vendosur t’ua jap 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezarvat shtetërore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nën dyshimin se kanë bërë keqpërdorime gjatë blerjeve të rezervave shtetërore, policia e Kosovës dje ka arrestuarit dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe biznesmenin Ridvan Muharremi.

Zyrtarët e arrestuar të MINT-it janë drejtori Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

(Kosova Sot Online)