Qytetari kërkon falje që e shpërndau rrenën se i arrestuari në MINT është dhëndërr i Bedri Hamzës: Jam ngut

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 16:34
Qytetari kërkon falje që e shpërndau rrenën se i arrestuari në MINT është dhëndërr i Bedri Hamzës: Jam ngut

Një qytetar, Qendrim Krasniqi, dje ka shpërndar një informacion kinse njëri nga të arrestuarit në Ministrinë e Tregtisë, Irfan Lipovica, është dhëndërr i kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamzës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë informacion, ka reaguar Bedri Hamza, i cili ka sqaruar se një informacion i tillë është i pavërtetë, ku ka thënë se nëse Qendrim Krasniqi nuk e tërheq një deklaratë të tillë dhe nëse nuk kërkon falje, atëherë do të shihen në gjykatë.

Krasniqi ka kërkuar falje për informacionin e rremë që ka shpërndarë.

“Kerkoj falje per informacionin e gabuar ne nje postim timin per rastin e Irfan Lipovices.

Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri.

Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum”, ka shkruar Qendrim Krasniqi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

(Kosova Sot Online)