Në hotelet e Shqipërisë edhe këtë vit po jehon muzika serbe

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 09:36
Në hotelet e Shqipërisë edhe këtë vit po jehon muzika serbe

Rastet kur muzika serbe dëgjohet në hotele e lokale në Shqipëri, sidomos në bregdet, as sivjet nuk mungojnë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një restorant në Shkodër mysafirët janë pritur me këngë serbe, raporton një lexues i medias.

Sipas tij, rreth gjysma e mysafirëve aty kanë qenë nga Kosova, por kjo gjë si duket nuk e ka penguar stafin e lokalit që të lëshojë muzike serbe.

Këngët në gjuhën serbe janë dëgjuar në plazhet e Shqipërisë edhe në të kaluarën. Zakonisht publikohen video ku pushuesit nga Serbia argëtohen me muzikën e tyre në Shqipëri.

Këto video ngjallin reagime të shumta në rrjete sociale dhe nuk pëlqehen nga kosovarët të cilët i kalojnë pushimet në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)