Ja ku ka më së shumti pritje në pikat kufitare

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 11:08
Ja ku ka më së shumti pritje në pikat kufitare

Të dhënat për fluksin në pikat kufitare, i ka përditësuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktualisht më së shumti pritje ka në Merdar, 140-160 minuta.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 30 minuta, e në Muçibabë e Mutivodë po zgjasin deri në 10 minuta.

Në Jarinjë pritje ka deri në 20 minuta.

Në pikat tjera gjendja është e qetë, nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.

(Kosova Sot Online)