Zbulohet arsyeja pse Vuçiq u takua me Orbanin

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 12:08
Zbulohet arsyeja pse Vuçiq u takua me Orbanin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka takuar sot në Budapest kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán dhe ka thënë se të gjithë takimet me të janë të rëndësishëm, por që sot ky i sotmi sipas tij ka një simbolikë të veçantë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot është festa e madhe hungareze, Shën István, jeta, origjina dhe roli historik i të cilit në kohët e vështira të sundimit, shënoi përgjithmonë këto zona dhe hodhi themelet e sovranitetit hungarez, si dhe mundësitë rajonale… Faleminderit, mik i dashur Viktor Orban për këtë nder të madh dhe ju përgëzoj përzemërsisht juve dhe popullin vëllazëror të Hungarisë për këtë festë të madhe”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Vuçiq, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Hungari, sot pasdite do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po ashtu ndodhet në Budapest.

(Kosova Sot Online)