A e dini cili është shteti më i mirë për pensionistët?

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 12:50
A e dini cili është shteti më i mirë për pensionistët?

Portugalia është e para si vendi më i mirë për pensionistët, pasuar nga Spanja dhe Italia që renditen të dytat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më pas vjen Greqia, Bullgaria, Franca, Sllovenia dhe Kroacia.

Kjo u regjistrua nga një raport i ri Moving to Spain, i cili zbuloi vendet më të mira dhe më të këqija evropiane për pensionistët bazuar në kriteret e mëposhtme:

-popullatë

-jetëgjatësia

-kosto jetese

-çmimet e banesave

-viza

-sigurinë

-plazhet

-kujdesit shëndetësor

Vendi numër 1 më i mirë në Evropë për të dalë në pension: Portugalia dhe vlerësimi ishte 7.83, përcjell albinfo.ch.

Siç raporton CNBC, është një nga vendet evropiane më të përballueshme për shkak të kostos së ulët të jetesës. Mesatarisht, kostoja e jetesës, duke përjashtuar qiranë, është gati 29% më e ulët se në SHBA, sipas SmartAsset.

10 vendet më të mira në Evropë për pension:

2-Spanja dhe Italia (barazim)

3-Greqi

4-Bullgaria

5-Franca

6-Sllovenia

7-Kroaci

8-Malta

9-Irlanda.


(Kosova Sot Online)