140 turistë evakuohen me helikopter nga teleferiku

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 12:57
140 turistë evakuohen me helikopter nga teleferiku

Rreth 140 persona në bordin e teleferikut Niesen mbi liqenin Thun u evakuuan me helikopter të shtunën në mbrëmje, pasi lifti i skive u prish, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy helikopterë evakuuan klientët në aeroportin e Reichenbach. Autobusët më pas i kthyen në automjetet e tyre.

Drejtori i kompanisë, Urs Wohler, konfirmoi të dielën për Keystone-ATS këtë informacion të publikuar të shtunën në mbrëmje në faqen e 20Minuten.

Urs Wohler saktësoi se specialistët kanë shkuar në vendngjarje dhe se nuk dihet ende kohëzgjatja e ndërprerjes. Kompania po përpiqet të informojë njerëzit që kishin rezervuar një biletë për këtë të diel.

Turistët gjithashtu duhej të evakuoheshin nga teleferiku katër vjet më parë për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

(Kosova Sot Online)