Sallahu: Kur çështja me karakter komplet civil tentohet të kthehet në penale si formë hakmarrje

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 14:20
Sallahu: Kur çështja me karakter komplet civil tentohet të kthehet në penale si formë hakmarrje

Kontrata që lidhet mes shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, që përcakton sasinë, çmimin dhe pagesën e mallit “nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil”, ka deklaruar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se kontesti civil zgjidhet në gjykatë kompetente e më pas zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund të ketë vepër penale ose jo.

“Ky kontest civil zgjidhet ne gjykaten kompetente te percaktuar ne kontrate. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund te kete veper penale ne kete rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellur mallin ne teresi dhe kesisoj gjykata mund te merre vendim duke detyruar operatorin  e tille ekonomik per demshperblim. Prandaj ne kete rast ne asnje forme nuk ka pergjegjesi penale”, ka shkruar ai.

“Pra, realizimi i kontrates bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontrates nga operatori ekonomik ne teresi nuk perben veper penale por baze te  mjaftueshme per realizim te demshperbimit ne gjykate. Nese vendimi i tille merret ne gjykaten kompetente ne Kosove, atehere ky vendim njihet dhe ekzekutohet ne vendin ku nodhet selia e operatorit-ve ekonomik.”

Ai ka përmendur rastin “Vicianum”, i cili sipas tij është mbyllur nga Prokuroria Speciale. Në fund ai ka thënë se po keqpërdoren mekanizmat ligjorë për hakmarrje.

“Per fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit ( prone e sherbimit korrektues ku i eshte dhene ne shfrytezim per afat 10 vjeçar nje personi fizik, pastaj eshte regjistruar si person juridik) ku eshte lidhur kontrate bash pa asnje baze ligjore, ku jane rrenuar objetet shteterore, duke theksuar ne aktvendim per hudhjen e kallzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale. Edhe njehere, e njejta “prokurori speciale” e ka bere kete veprim. Prandaj, eshte keqperdorim i mekanizmave ligjor per hakmarrje,  e asgje me shume!”

Postimi i plotë:

Kur çeshtja me karakter komplet civil tentohet te kthehet ne çeshtje penale si forme hakmarrje ndaj qeverise

Kur lidhet një kontrate me element te huaj, ne mes shtetit dhe nje operatori ekonomik nderkombetar, ne te cilen percaktohet sakte sasia e mallit qe do te vie, çmimi dhe pagesa dhe pavaresisht mosardhjes se mallit ose ardhjes se kufizuar te saj ne Kosove, nuk mund te kete karakter tjeter pervecse civil.

Ky kontest civil zgjidhet ne gjykaten kompetente te percaktuar ne kontrate. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund te kete veper penale ne kete rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellur mallin ne teresi dhe kesisoj gjykata mund te merre vendim duke detyruar operatorin  e tille ekonomik per demshperblim. Prandaj ne kete rast ne asnje forme nuk ka pergjegjesi penale.

Pra, realizimi i kontrates bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontrates nga operatori ekonomik ne teresi nuk perben veper penale por baze te  mjaftueshme per realizim te demshperbimit ne gjykate. Nese vendimi i tille merret ne gjykaten kompetente ne Kosove, atehere ky vendim njihet dhe ekzekutohet ne vendin ku nodhet selia e operatorit-ve ekonomik.

Nese do te shkonim me supozimin se secili mosrealizim i kontrates ose realizim i pjesshem i kontrates do te plotesonte figuren e vepres penale atehere krejt qytetaret e ketij shteti do jene pergjegjes penalisht dhe do ta shuanim te drejten civile si dege e se drejtes.

Per fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit ( prone e sherbimit korrektues ku i eshte dhene ne shfrytezim per afat 10 vjeçar nje personi fizik, pastaj eshte regjistruar si person juridik) ku eshte lidhur kontrate bash pa asnje baze ligjore, ku jane rrenuar objetet shteterore, duke theksuar ne aktvendim per hudhjen e kallzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale.

Edhe njehere, e njejta “prokurori speciale” e ka bere kete veprim. Prandaj, eshte keqperdorim i mekanizmave ligjor per hakmarrje,  e asgje me shume!


(Kosova Sot Online)