Ndodh edhe kjo: Hakerat vjedhin numrat e telefonit të 2800 policëve

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 16:50
Ndodh edhe kjo: Hakerat vjedhin numrat e telefonit të 2800 policëve

Hakera të paidentifikuar arritën të kenë akses në numrat e telefonit celular të 2800 oficerëve të policisë në kantonin e Bernës, Zvicër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një defekti sigurie në një aplikacion të përdorur nga të gjithë oficerët e policisë në telefonat inteligjentë të tyre, hakerat fituan akses në këto të dhëna, tha zëdhënësja e policisë Florina Schenk të premten mbrëma.

“Ka pasur rrjedhje të të dhënave, pra emrave dhe numrave të telefonit të punonjësve që kanë celular, pra e gjithë botës”, sqaroi ajo në televizionin publik SRF.

 “MobileIron”, një aplikacion i përdorur gjerësisht në shumë vende, lejon punonjësit e një autoriteti biznesi ose administrativ të lidhin në mënyrë të sigurt pajisjet e tyre celulare me serverët e punëdhënësit.

(Kosova Sot Online)