Policia në Gjilan arreston dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 08:40
Policia në Gjilan arreston dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Gjilan, për posedim të substancave narkotike në kuadër të zbatimit të planit operacional “Goditja”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fillimisht Policia i kishte ndalur ata me veturë dhe më pas i kishte kontrolluar.

Gjatë kontrollit, te i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar).

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Gjilan, 21 gusht 2023

Në kuadër të zbatimit të planit operacionale ,,Goditja 2023’’ njësiti për reagim të shpejtë ne bashkëpunim me drejtorinë e hetimit të narkotikëve në Gjilan me datën 21.08.2023rreth orës 00:30 kanë ndalur për kontrolle rutinore një automjet. Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet tek i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar).Të dy të dyshuarin janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Posedimi, i paautorizuar I substancave narkotike, psikotrope ose analoge’’.

(Kosova Sot Online)