Parandalohet krimi në Dibër, arrestohet 27-vjeçari, policia: Goditi dhe kanosi njerkën, motrën dhe vëllain e mitur

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 14:03
Parandalohet krimi në Dibër, arrestohet 27-vjeçari, policia: Goditi dhe kanosi njerkën, motrën dhe vëllain e mitur

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në familje në Dibër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në familje.

Goditi me sende të forta, 3 pjesëtarë të familjes së tij (mes tyre një të mitur), dhe i kanosi ata për jetën, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në familje, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi , 27 vjeç, banues në Dibër.

27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)