MASHTI po shqyrton një mundësi: Paratë për blerjen e teksteve shkollore t’u kalojnë prindërve në llogari

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 14:19
MASHTI po shqyrton një mundësi: Paratë për blerjen e teksteve shkollore t’u kalojnë prindërve në llogari

Ministrja, Arbërie Nagavci, ka folur për çështjen e teksteve shkollore, të cilat ende nuk janë shpërndarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore të bëhet në llogaritë e prindërve dhe që të ata t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre.

“Sivjet jemi duke e shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të MASHTI’t të bëhet në llogaritë e prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet për fmëijët e tyre. Shumë shpejt brenda dy tri ditëve do të vendoset për këtë rrugë që po e shqyrtojmë. Paralelisht kemi përgatitur edhe platformën për aplikim në platformën e-Kosova me të githa detajet tjera dhe kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë që në njërën anë të kemi tekste cilësore për fëmijët dhe kujdes për buxhetin e shtetit”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)