Kuksiani i vjedh parët babait, ai e çon në burg

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 14:48
Kuksiani i vjedh parët babait, ai e çon në burg

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi akuzohet se i ka vjedhur babait të tij 60.000 lekë në banesën e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera pas kallëzimit të një shtetasi se djali i tij i kishte vjedhur në banesën e tyre, një shumë parash, është finalizuar operacioni policor i koduar “Next room”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Sh. M., 34 vjeç, banues në Kukës”, njofton policia.

Në momentin e arrestimit, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan, 40 000 lekë që dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij, në banesën e tyre.

(Kosova Sot Online)