Një 50-vjeçare është viktima që ndërroi jetë në aksidentin në Drenas

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 15:03
Një 50-vjeçare është viktima që ndërroi jetë në aksidentin në Drenas

Sot, në Çikatovë të vjetër në Drenas ka ndodhur një aksident, ku një femër e ka humbur jetën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në media raportohet se viktima është me inicialet Sh.M e moshës 50 vjeçare.

Sipas policisë, vozitësi e ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkaqe të panjohura dhe është aksidentuar.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona.

(Kosova Sot Online)