'Shpërthen' Selmanaj: Albin Kurti po i mbron hajnat

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 14:59
'Shpërthen' Selmanaj: Albin Kurti po i mbron hajnat

Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit i mbron dhe i përfaqëson avokati, ndërsa në Kosovë këtë e bën kryeministri dhe qeveria, ka theksuar deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokurori, ndërsa në Kosovë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linqon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij.

“E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Selmanajt vjen pasi Kurti i doli në mbrojtje ministres Rozeta Hajdari për aferën me rezervat shtetërore.

(Kosova Sot Online)