Ministri Maqedonci dhe komandanti Ristuccia bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 15:41
Ministri Maqedonci dhe komandanti Ristuccia bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim u diskutua lidhur me situatën e sigurisë në vend, të dy kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në kuadër të mandateve që kanë.

“Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)