Detaje nga aksidenti fatal në Drenas, ndarësja e rrugës u fut në veturë

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 16:48
Detaje nga aksidenti fatal në Drenas, ndarësja e rrugës u fut në veturë

Nga një vetaksident i rëndë në mesditë në Çikatovë të Vjetër në Drenas, një grua ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tregoi se ngasësi i automjetit e ka humbur kontrollin.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, tha ajo.

Vdekjen e 50-vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”.

Sipas policisë, nuk dihen shkaqet që e kanë bërë ngasësin ta humbë kontrollin mbi automjetin.

(Kosova Sot Online)