Hovenier takohet me ministrin e ri të Mbrojtjes Maqedoncin

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 17:01
Hovenier takohet me ministrin e ri të Mbrojtjes Maqedoncin

Ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka takuar sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier shkroi se mezi pret që të ketë bashkëpunim dhe partneritet të ngrushtë edhe me ministrin e ri të Mbrojtjes dhe theksoi tranzicionin 10-vjeçar të FSK-së.

“Kënaqësi që sot pasdite takohem me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, shkroi Hovenier.

Ejup Maqedonci më 8 gusht e mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes, pasi po atë ditë Armend Mehaj dha dorëheqje për arsye familjare.

(Kosova Sot Online)