Rexhaj: Kryeprokurori i Speciales po thotë këtë javë 'arrestohet' Rozeta Hajdari

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 17:24
Rexhaj: Kryeprokurori i Speciales po thotë këtë javë 'arrestohet' Rozeta Hajdari

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj po shantazhon me arrestimin e mundshëm të ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, ka theksuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Blerim Isufaj, kryeprokurori i Speciales, ai që ia ka hequr fletëarrestin Radojiçiqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk po lë vend pa shantazhuar me “këtë javë do arrestohet ministrja””, shkroi Rexhaj.

Ai shkroi se kryeprokurori “ia bëka agjendën prokurorit të rastit”, duke i thënë atij që “ta marrë vet këtë rast, ta shfryjë gjithë mllefin që ka me qeverinë”.

“Kështu me gjasë shpreson pak, edhe ca ditë s’e do ta kontrollojë zgjedhjen e pozitave drejtuese në sistemin prokurorial këtë mes shtator”, shkroi Rexhaj.

(Kosova Sot Online)