Ambasada e SHBA-ve ngre alarm: Largohuni menjëherë nga ky vend

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 20:11
Ambasada e SHBA-ve  ngre alarm: Largohuni menjëherë nga ky vend

Ambasada amerikane në Bjellorusi ka paralajmëruar qytetarët e vetë që jetojnë në shtetin fqinj me Rusinë të largohen menjëherë nga vendi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Qytetarët amerikanë në Bjellorusi duhet të largohen menjëherë”, thuhej në mesazhin e ambasadës amerikane sot.

Lajmërimi vjen pasi shumë vende, përfshirë Lituaninë, kanë mbyllur pikat kufitare me vendin pasi pritet një prani në rritje e rusëve.

“Planifikoni të niseni nëpërmjet pikave kufitare të mbetura me Lituaninë dhe Letoninë, ose me avion”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)