Turqia del me vendim, i thërret diplomatët danez dhe holandez

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 20:25
Turqia del me vendim, i thërret diplomatët danez dhe holandez

Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Danimarkës me punë në Ankara, si dhe një diplomat holandez, për shkak të djegieve të Kuranit në vendet e tyre, raportoi të hënën transmetuesi shtetëror turk, TRT Haber.

Aktivistët kundër islamit kanë djegur apo përdhosur disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në muajt e fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkesa ndaj qeverive nordike për t’i ndaluar veprimet e tilla.

Turqia i ka dënuar vazhdimisht protestat e tilla në muajt e fundit, përfshirë ato në Suedi, vendin i cili po e pret dritën jeshile nga Ankaraja për t’iu bashkuar NATO-s.

(Kosova Sot Online)