Shkëlzen Gashi: Shumicën dërrmuese të teksteve mësimore duhet djegur

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 22:35
Shkëlzen Gashi: Shumicën dërrmuese të teksteve mësimore duhet djegur

Shkëlzen Gashi përmes një statusi në Facebook, ka shprehur gëzimin e tij që ka patur kur stafi mësimdhënës i shkollave fillore e të mesme në Kosovë  është fut në grevë, pasi sipas tij sa më  pak kontakt që kanë fëmijët me shumicën dërmuese të pjesëtarëve të këtij stafi, aq më mirë për ta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Madje ai ka shkuar në ekstrem duke thënë se njëjtë do gëzohej edhe tani nëse në ndonjë formë ndërprehet përdorimi i teksteve aktuale, madje ai thotë se të njëjtat duhet djegur.

Statusi i plotë:

shumë u pata gëzu kur stafi mësimdhënës i shkollave fillore e të mesme në kosovë u pat futë në grevë sepse sa ma pak kontakt që kanë thmitë me shumicën dërmuese të pjesëtarëve të këtij stafi, qaq ma mirë për thmitë.
njësoj gëzohna shumë nëse naj qysh stopohet përdorimi i teksteve aktuale mësimore. bile-bile, mendoj që shumicën e këtyne teksteve mësimore edhe duhet me i djegë. e di që djegja e librave jau kujton adolf hitlerin, ama mirë e ka pasë umbert eco: librat e këqij duhet me i djegë.

(Kosova Sot Online)