Sot Albin Kurti takohet me kryeministrin grek

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 07:49
Sot Albin Kurti takohet me kryeministrin grek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka qëndruar në Athinë të Greqisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

E sot do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Takim të ndarë ka paralajmëruar vet kryeministri grek në publikimin e agjendës së tij ditore. Sipas kësaj agjende Mitsotakis do t’i ketë tri takime, dy me presidentët e një me kyeministrin Kurti.

Fillimisht takim do të mbajë me presidentin e Moldavisë Maia Sandu e më pas me atë të Malit të Zi Jakov Milatoviq.

Takimi me Kurtin është paralajmëruar të ndodhë në orën 10:45

Kjo është agjenda e publikuar nga mediat greke:

Ora 09:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë Maia Sandu

Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq

10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

(Kosova Sot Online)