Joseph: Zelensky, bëhu gati të dëgjoni shumë marrëzi nga Vuçiq për “neutralitetin” serb

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 09:53
Joseph: Zelensky, bëhu gati të dëgjoni shumë marrëzi nga Vuçiq për “neutralitetin” serb

Profesori amerikan, Edward Joseph, e ka komentuar takimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se Zelensky duhet të bëhet gati që të dëgjojë marrëzira prej Vuçiqit për “neutralitetin” e vendit të tij, duke thënë se neutraliteti i rremë është edhe më i keq se vetë neutraliteti.

“Vuçiq thotë se do të ketë një takim kokë me kokë me Zelenskyn të martën në Athinë. President Zelenskyy, jini të gatshëm të dëgjoni shumë marrëzi për “neutralitetin” serb mbi agresionin rus kundër vendit tuaj. Siç e dini, e vetmja gjë më e keqe se neutraliteti është neutraliteti i rremë”, ka shkruar Josepsh.

(Kosova Sot Online)