Vuçiq: Greqia dhe Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 10:26
Vuçiq: Greqia dhe Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka treguar se me Zelenskyn ka folur edhe për situatën në Kosovë.

Tutje, Vuçiq ka thënë se ata e kanë mbështetur Ukrainën në rrugën e saj evropiane.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka shtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.

“Kam pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Vuçiq.