Deputeti ukrainas: Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 11:13
Deputeti ukrainas: Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka takuar në Athinë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gonarchenko ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë, duke thënë se ata nuk mund ta tërheqin Serbinë në anën e tyre.

Ai thotë se kjo gjë ndodh jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullësia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute.

Tutje, ai ka shtuar se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë.Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gonarchenko.

(Kosova Sot Online)