Dejona Mihali pas konferencës së LDK-së dhe kërkesës së tyre: Kaq ka mundur të thotë edhe Bekë Berisha

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 11:32
Dejona Mihali pas konferencës së LDK-së dhe kërkesës së tyre: Kaq ka mundur të thotë edhe Bekë Berisha

Pasi ministria e Arsimit nuk ka arritur t’i sigurojë librat për nxënësit e shkolles fillore, për herë të parë pas disa vjetëve, LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e ministres, Arbërie Nagavci, transmeton "Kosova Sot Online".

E lidhur për këtë çështje dhe për këtë kërkesë, ka shkruar sot zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Milahi.

Mihali ka ironizuar me çështjen e librave dhe me kërkesën e LDK-së. Partinë opozitare e ka quajtur “LDK e 1001 akademikëve”.

“LDK e 1001 akademikëve, 30 e kusur vjet parti, del në konferencë për media me 22 gusht dhe gjithë çfarë propozon për temën e madhe, jetike, të teksteve shkollore për arsimin parauniversitar është: të dorëhiqet Ministrja.

OK! Tjetër? Se kaq kishte mundur me e thënë dhe për shembull z. Bekë Berisha i komisionit për Siguri”, ka shkruar Mihali.

(Kosova Sot Online)