Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, Von Cramon: Ka shumë gjasa që Vuçiq ra dakord të takohet me Zelenskyn për të ushtruar presion mbi Ukrainën

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 12:00
Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, Von Cramon: Ka shumë gjasa që Vuçiq ra dakord të takohet me Zelenskyn për të ushtruar presion mbi Ukrainën

Eurodeputetja, Viola von Cramon, tha se takimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo shpërndau një postim në Twitter të deputetit ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina s’duhet të kompromentojë parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka shkruar se pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës.

“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën: armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon në Twitter.

(Kosova Sot Online)