Një femër nga Deçani ushtron dhunë fizike ndaj një mashkulli, arrestohet nga Policia

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 13:07
Një femër nga Deçani ushtron dhunë fizike ndaj një mashkulli, arrestohet nga Policia

Një grua është arrestuar dje në Deçan, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një personi mashkull, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se personi në fjalë ka marrur lëndime trupore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)